15 Nëntor 2024

Punime teknike ndërpren furnizimin me ujë

Prishtinë, 13 maj – Kompania e Ujësjellësit Rajonal”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e zonave të shërbimit: Kishnicë, Graçanicë, Hajvali, Veternik, Miradi e Epërme, Mati dhe  Lagjja e Spitalit në Prishtinë se duke filluar nga dita e diel 15 maj (ora 07:00) e deri ditën e hënë 16 maj (ora 07:00), gjithsej 24 h, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Zonat që do të kenë reduktime të kohë pas kohshme brenda atyre 24 orëve janë lagjet: Bregu i Diellit, Muhaxhirët, Dodona, Sofalia, Ulpiana, Dardania, Aktash.

Në zonat me reduktime, mund të hyjë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por do të mundohemi që me të gjitha mundësitë teknike operative të furnizojmë spitalin nga ndonjë sistem tjetër, dhe nëse është e pamundur, atëherë edhe aty do të ketë reduktime.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm , janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e linjave fi 1200 dhe fi 600 te fabrika e përpunimit të ujit në Badoc.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të sipër përmendura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)