Punëtorëve të Amortizatorëve u miratohet kërkesa për 20 milionë euro
Prishtinë, 5 gusht - Agjencia Kosovare e Privatizimit do të duhet tu paguajë edhe rreth 21 milionë euro punëtorëve, në emër të të ardhurave personale për periudhën 1990-1999.
Këto mjete do të duhet tu paguhen punëtorëve të Fabrikës së Amortizatorëve, të cilët e kanë fituar betejën me AKP-në në Gjykatën Themelore (ish-Komunale) të Prishtinës dhe së fundmi edhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, shkruan Koha Ditore.
Ky është rasti i dytë, pas precedentit të krijuar me rastin e punëtorëve të Fabrikës së Tubave, të cilët presin një kompensim prej rreth 25 milionë eurove në emër të të ardhurave personale për periudhën 1990-1999, duke u bazuar në një vendim të shkallës së prerë të Gjykatës Komunale të Ferizajt.