16 Janar 2025

Punëtorët zvicëran protestuan për rritje pagash

Bernë, 18 mars - Rreth 20 000 arsimtarë, policë, punonjës të shëndetësisë dhe funksionarë të tjerë manifestuan në Bernë kundër masave shtrënguese ekonomike dhe kërkuan kushte më të mira pune dhe rritje page, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Të mbledhur në sheshin më të madh të Bernës, \"Bundesplatz\", manifestuesit protestuan kundër masave shtrënguese ekonomike.

Sipas burimeve mediatike vendase, kantoni ka hequr rritjet e pagave në sektorin publik, veçanërisht në atë të arsimit dhe të shëndetësisë.

Burimet zyrtare zvicerane shtuan se ka gjashtë vjet që kantoni nuk garanton për arsimtarët rritje page.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)