Punëtorët sot në protesta
Prishtinë, 1 maj - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës - Një Maji organizon një protestë para Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi ka bërë të ditur se pasi që nuk janë bërë lëvizje pozitive në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve, atëherë është vendosur që të protestohet në të gjithë sektorët e shërbimeve publike dhe të atyre ekonomike.
BSPK-ja sipas tij ka qenë dhe mbetet një faktor i rëndësishëm stabiliteti në Republikën e Kosovës, por siq ka thenë ai po luhet me fatin e punetorëve dhe sindikata nuk mund të rrij duarkryq.
Ai ka theksuar se në protestë do të marrin pjesë Kryesia Ekzekutive dhe anëtarë të KD të BSPK-së si dhe Kryesitë e SP-ve dhe të Shoqatave Sindikale dhe të strukturave organizative të tyre.
Protestës sipas Arifit mund ti bashkohen edhe sindikalistë të tjerë, që do të sistemohen brenda SP-ve apo strukturave të tjera që janë pjesë e BSPK-së.
Protestuesit do të parakalojnë sipas marshutës së paraparë dhe do të sillen në mënyrë të qetë, civilizuese dhe dinjitoze, për të shprehur pakënaqësinë dhe për ti kërkuar Qeverisë së Kosovës plotësimin e kërkesave të shtruara.
Protesta do të mbahet vetëm në Prishtinë, më 1 Maj 2010, në kohëzgjatje prej: 11:30 deri 12:30. Protestuesit do të defilojnë nga kryqi i rrugëve Nëna Tereze dhe Bill Klinton (te Fakulteti i Filologjisë), përmes rrugës Nëna Tereze deri te ndërtesa e Qeverisë.
Kërkesat e Protestës janë:
1. Nxjerrja e infrastrukturës ligjore të punës (Ligji i punës, Ligji i organizimit sindikal, Ligji mbi grevat, Ligji mbi pagat, Ligji mbi sigurimin pensional e invalidor, Ligji mbi shërbyesit civil dhe Ligji mbi sigurimin shëndetësor
2. Respektim të ndërsjellë të partnerëve dhe dialog të mirfilltë social
3. Krijim të Fondit social, shëndetësor dhe atij pensionalo-invalidor
4. Stop privatizimit të egër
5. Stop punës në të zezë
6. Stop korrupcionit
7. Vende të reja pune për të rinjë.