Punëtorët në Spanjë dhe vende të tjera evropiane në protesta
Madrid, 17 shkurt - Punëtorët përgjatë Evropës po marrin pjesë në greva dhe protesta kundër masave të shtrëngimit të qeverive dhe rritjes së papunësisë.
Greva të koordinuara në Spanjë dhe Portugali kanë bërë që të mbyllet pjesërisht transporti publik. Këto veprime pritet që gjithashtu të kenë ndikim edhe në transportin ajror dhe mbylljen e shkollave.
Në Spanjë të paktën 12 njerëz raportohet të jenë lënduar gjatë veprimeve të dhunshme, të lidhura me grevën.
Një në katër persona aktualisht janë të papunë në Spanjë, që është një nga arsyet e kërkesave të Spanjës për paketa të ndihmës.
Portugalia, nga ana tjetër, e kishte pranuar një paketë të ndihmës vitin e kaluar. Sindikata më e madhe në Portugali ka bërë thirrje për ndalim të punës për disa orë në gjithë vendin.
Në këtë vend sindikatat kryesore të punës së sektorit publik dhe privat kanë bërë thirrje për ndalim të punës për tre orë radhazi.
Protesta dhe tubime të ngjashme janë planifikuar edhe në pjesë të tjera të Evropës, si në Belgjikë, Gjermani, Francë, si dhe disa vende të tjera lindore, anëtare të BE-së.