28 Prill 2025

Punëtorët kosovarë në gjendje jo të mirë

Prishtinë, 30 prill - Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, në prag të 1 Majit - Ditës së Punëtorëve - ka deklaruar se punëtorët e Kosovës janë në gjendje jo të mirë për shkak të shumë rrethanave nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe popullsia në përgjithësi.

Gjendja e punëtorëve të Kosovës edhe këtë vit nuk ka ndryshuar shumë për të mirë. Edhe këtë 1 Maj punëtorët e Kosovës do ta kremtojnë me kërkesat që kushtet e tyre në punë të jenë më të mira.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, në prag të 1 Majit - Ditës së Punëtorëve - ka deklaruar se punëtorët e Kosovës janë në gjendje jo të mirë për shkak të shumë rrethanave nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe popullsia në përgjithësi.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Haxhi Arifi është shprehur se BSPK-ja po angazhohet që së bashku me institucionet e Kosovës që punëtorët e vendit të kenë të drejta dhe mbrojtje, duke i respektuar ligjet. Arifi ka premtuar se edhe në vitet në vijim BSPK-ja do të jetë në ballë të punëtorëve të Kosovës siç ka qenë në të kaluarën

"Gjendja e punëtorëve të Kosovës në këtë 1 Maj nuk është edhe aq e kënaqshme. Në këtë vit ne po e festojmë Ditën Punëtorëve me gjendjen jo të mirë të shumë punëtorëve që janë larguar nga puna."

"Që nga viti i kaluar ka pasur përmirësime të vogla, por ne nuk jemi të kënaqur shumë me sektorin privat, i cili, pavarësisht gjenerimit të vendeve të punës dhe ndihmës që i jep me tatime dhe në forma të tjera shtetit dhe popullit të Kosovës, ai nuk e ka respektuar Ligjin e punës. Ne në këtë vit nuk do të protestojmë", theksoi Arifi.
 
Mungesa e Ligjit të punës dhe ligjeve të tjera me rëndësi për të drejtat e punëtorëve sipas tij nuk ka qenë e shumanshme dhe kjo ka krijuar hapësirë që të mos respektohen të drejtat e punëtorëve, andaj ne si BSPK kemi kërkuar që këto ligje të nxirren sa më shpejt që të ishte e mundur. Që nga viti i kaluar, kur ka hyrë në fuqi Ligji i punës, janë bërë shumë përparime.

Edhe mungesa e Kontratës Kolektive sipas Arifit ka bërë që ne si BSPK të mos jemi të kënaqur. BSPK-ja kërkuar që sa më parë të nënshkruhet Kontrata Kolektive.

"Edhe në këtë vit, në këtë festë të punëtorëve, kërkojmë të nënshkruhet Kontrata Kolektive, sepse kjo është një e drejtë. Edhe pse është Ligi i punës, ai në shumë raste nuk është zbatuar. Punëtorët në shumë raste janë të rrezikuar, sidomos në sektorin privat. Ligji i punës garanton të drejtat e punëtorëve, njëkohësisht i sanksionon ata të cilët nuk i respektojnë të drejtat e tyre."

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës disa herë i ka ngritur shqetësimet e punëtorëve kosovarë tek autoritetet kompetente.

Arifi theksoi se BSPK-ja vazhdimisht do ta ngrehë zërin, që kjo punëtori dhe ky shtet i ri të funksionojnë në bazë të ligjeve dhe të mos ketë njerëz mbi ligjin, sepse duke mos i pasur këto ligje dhe duke mos i respektuar ato që i parasheh ligji, faktikisht po bëhet diskriminim ndaj punëtorëve.
 
"Shumë herë edhe në Këshillin Ekonomiko Social (KES), aty kemi shumë rol të rëndësishëm, e kemi ngritur zërin që paga minimale në Kosovë të rritet, pasi do të krijonte më shumë mundësi që punëtorët e Kosovës të kenë mirëqenie, pastaj do të rriteshin të hyrat për buxhetin e Kosovës", pohoi ai.

"Edhe këtë 1 Maj po e festojmë në kushtet që jemi si Kosovë. BSPK-ja po angazhohet t’i mbrojë të drejtat e të gjithë punëtorëve. 1 Maji është për të festuar, por edhe për të protestuar. Andaj unë ua uroj 1 Majin të gjithë punëtorëve të Kosovës. Presim që këtë vit të kemi edhe më shumë shpërndarje të 20-përqindëshit. Edhe në AKP, ku jemi pjesë e bordit, kemi kërkuar të përshpejtohet ky proces."
 
Historia e 1 Majit ka filluar në vitin 1886, kur 40 mijë punëtorë të Çikagos të SHBA-ve janë ngritur në grevë, duke kërkuar kushte më të mira të punës. Tani në të gjitha vendet e botës 1 Maji kremtohet në mënyra të ndryshme. Por në Kosovë çdo vit është bërë traditë që kjo festë të kremtohet në natyrë jo vetëm nga punëtorët, por edhe nga gjeneratat e reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)