Punëtorët kosovarë me shumë probleme në punë
Prishtinë, 5 nëntor - Projekti dy vjeçar Mbrojtja dhe Siguria në Punë ka nxjerr në pah probleme të shumta në drejtim të shkeljes se të drejtave të punëtorëve në punë.
Në një takim më gazetarë drejtues të BSPK-së kanë deklaruar se probleme më të theksuara janë nga sektori privat.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Haxhi Arifi, ka pohuar disa nga pakënaqësitë e punëtoreve gjatë hulumtimit.
Po te natyrës siguria dhe mbrojtja e tyre në vendin e punës nuk ka qenë ashtu siç janë të parapara dhe ashtu siç veprohet me shtetet tjera me demokratike, tha Afrifi.
Përmbyllja e projektit dy vjeçar që kishte për qëllim hulumtimin e sigurisë dhe mbrojtjes se te drejtave te punëtorëve në pune, ka nxjerr në pah probleme të shumta në këtë drejtim.
Ndërsa zv.ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Berat Luzha, tha se para dy javësh është dhen një raport i inspektoratit të punës ku vetëm në regjionin e Prishtinës janë gjetur dikund 112 shkelje dhe për 60 raste kemi marr masa në ndërmarrje publike dhe private por sidomos ne ato private shkelen me shumë.
"Skeljet me të mëdha po bëhen ne sektorin privat dhe inspektorati i kësaj ministrie është në teren për të hulumtuar rastet e tilla", ka pohuar ai.
Në pyetësorin që është plotësuar nga punëtoret, thuhet se kërkesa e tyre është krijimi i ligjit për sigurinë e punëtorëve në punë.
Ndërsa, sot po ashtu u nënshkrua marrëveshja mes BSPK-së dhe shoqatave Kosovare për mbrojtje dhe shëndet në punë me qellim të mbrojtjes se të drejtave të punëtorëve në punë.