15 Janar 2025

Punëtorët grekë protestojnë ndaj masave të reja shtrënguese

Athinë, 11 nëntor - Punonjësit komunalë në Greqi kanë protestuar kundër masave shtrënguese të fundit të miratuara nga qeveria greke të cilat përfshijnë shkurtime të pagave dhe rritje të taksave me vlerë gati 14 miliardë eurosh.

Të premten, mijëra punëtorë u mblodhën jashtë ministrisë së punës në kryeqytetin Athinë për të protestuar kundër shkurtimeve të sapo-miratuara nga ligjvënësit grekë më 7 nëntor.

\"Qeveria filloi shkurtimet dhe ne nuk mund të mbijetojmë më në këtë politikë, natyrisht mbi shkurtimet e pagave\", tha një punëtor gjatë protestës.

Sipas njoftimeve, marrëveshja e re shtrënguese do të ndahet në kuadër të buxhetit të shtetit, i cili buxhetin shëndetësor do të ul deri në 50 për qind dhe buxhetin e arsimit me 30 për qind.

Greqia ka qenë në epiqendër të krizës së borxhit në eurozonë dhe po përjeton vitin e pestë të recesionit, ndërsa masat e ashpra shtrënguese kanë lënë pa punë rreth  1 milion e gjysmë njerëz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)