Punëtorët e ZAP-it kunër shefit të tyre Lage Olofsson
Prishtinë, 27 shkurt - Punëtorët e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) nuk po mund të durojnë më padrejtësitë e menaxhmentit të kësaj zyre.
Ata janë lodhur nga favorizimet, diferencimet dhe mospërfillja që po ua bën shefi i tyre, Lage Olofsson.
Sipas gazetës Koha Ditore punëtorët kanë filluar të kundërshtojnë veprimet e tij. Këtë e kanë bërë fillimisht me një letër që ia ka dërguar atij Sindikata e punëtorëve të kësaj zyre.
E në rast se edhe pas letrës së marrë nuk ndryshon qasja e tij, punëtorët kanë paralajmëruar forma të tjera të kundërshtimit ndaj mënyrës se si Olofsson po udhëheq me Zyrën që merret me kontrollimin e raporteve financiare të institucioneve.