Punëtorët e sigurimit të UP-së protestojnë për mos pagesen e stazhit të punës
Prishtinë, 1 nëntor - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur së punëtorët e sigurimit të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" do të protestojnë para Rektoratit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi ka thënë se arsyeja e protestës është mos pagesa e stazhit të punës konformë nenit 48 të Marrëveshjes së përgjithshme Kolektive të Kosovës..