26 Dhjetor 2024

Punëtorët e sektorit privat në Kosovë trajtohen si skllevër

Prishtinë, 20 nëntor - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) ka deklaruar se edhe Parlamenti i Kosovës vërtetoi se Sindikata patë të drejt kur para 4 vitesh tha, se punëtorët e sektorit privat trajtohen si skllevër.

Jusuf Azemi Kryetar i Sindikatës ka thënë se dje në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, shumë deputetë folën për gjendjen e rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, bile u shprehen ashtu si u shpreh Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës para 4 vitesh, se punëtorët e këtij sektori po trajtohen si skllevër.'

Kjo sipas tij do te thotë se edhe vetë shteti pranoi se në mbrojtjen e te drejtave të punëtorëve jo që nuk investuan por për kundër ishin akter të barabartë me pronarët në diskriminimin  e jetës së punëtorëve.

''Tani pushtetarët dolën hapur treguan pafytyrësinë e tyre që po i bëjnë me decenie ndaj kësaj kategorie të shtypur që po lufton për mbijetesë'', ka theksua Azemi.

Përpos deputetëve të parlamentit edhe Ministri i Punës e tha se s’po mund t’ia dalin me përmirësimin e kushteve të këtyre punëtorëve.

 Atëherë sipas Azemit shtrohet pyetja, pse rrinë në atë kolltukë kurë nuk kanë rezultate?!, e përgjigjja do te ju shkonte, për ti thithur benificionet e mira të shtetit.

Sa merr një deputet në muaj ne nuk marrim për  një (1) vit.

Këta deputet në njërën anë të vajtojnë e në anën tjetër të vrasin.

A nuk është vrasje mos miratimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike, vrasje direkt për ekonominë e Kosovës e në veçanti për punëtorët e sektorit privat.

''Shumë shpejt do vijë koha që historia do ju gjykoj për veprimet e juaja, ashtu siç u gjykua Nikolae  Qaushefski, as ai nuk ka ber kurrgjë më shumë se atë që po e bëni ju sot'', ka vlerësuar në fund Azemi.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)