Punëtorët e sektorit privat në grevë
Prishtinë, 12 shtator - Udhëheqësia e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës ka bërë inspektimin e shoqatave sindikale të cilat që nga sot janë në grevë dhe nuk kryejnë asnjë obligim ditorë në vendet e tyre te punës.
Është vërejtë se pjesëmarrja e punëtorëve në grevë është qind për qind, asnjë punëtorë nuk e ka thyer vendimin për grevë.
Vlen të theksohet se edhe drejtorit e shkollave po sillen në mënyrën më të mirë në relacion me punëtorët, edhe pse këtë greve drejtorët e shkollave nuk kanë dëshiruar , së paku deri tash kur po raportojmë.
Nga komuna dhe kompania ka premtime se me datën 18 të këtij muaji do të paguhet paga, por punëtorët këmbëngulin që ata do të dalin nga greva vetëm atëherë kur pagat e tyre janë dhënë.