Punëtorët e Kosovatex braktisin punën, shkaku i mospageses
Prishtinë, 6 dhjetor - Kushtet e rënda dhe mospagesa për dy muaj ka bërë që punëtorët e fabrikës së tekstilit Kosovatex të lërën punën ndërsa pronar i kësaj fabrike Nexhmedin Ejupi pranon se ka vonesa të pagave.
Ndërsa, thotë se punëtorët nuk i kanë ikur, por vetë i ka liruar. Punonjësit thonë se nuk do të kthehen nëse nuk u paguhet borxhi që u ka ndërmarrja dhe nëse nuk përmirësohen kushtet e punës.