Punëtorët e KEK-ut ndajnë 30 mijë euro për të ndihmuar Shkodrën
Prishtinë, 18 dhjetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës në mënyrë vullnetare kanë ndarë një pjesë nga paga e tyre për ti ndihmuar banorët e Shkodrës në Shqipëri.
Kjo mbështetje e punonjësve është bërë me përkrahjen e Sindikatës së punonjësve të Korporatës, SPEK. Shuma e ndarë është rreth 30 mijë euro.
Punonjësit e Korporatës në këtë formë u bashkohen institucioneve tjera që ndihmuan shkodranët në tejkalimin e vështirësive që shkaktoi përmbytja e fundit në këtë zonë. Korporata shpreson që kjo ndihmë do zbus sadopak gjendjen e vështirë të familjeve që kanë pësuar dëme.