Punëtorët e KEK në protesta për rritje të pagave
Prishtinë, 7 nëntor - Punëtorët e termocentralit Kosova - B kanë protestuar të mërkurën për rritje të pagave dhe aprovimin e marrëveshjes kolektive.
Fadil Mulaku, punëtor në këtë termocentral u shpreh se të drejtat e punëtorëve nuk respektohen.
Sot këtu kanë qenë protestat masive të të gjithë punëtorëve, me përjashtim të inxhinierëve të cilët i gëzojnë të drejtat që nuk ka kurrkund të botë, i ka pesë rroga të punëtorit, punëtori nuk ka, ka shtypje si në sistemin e Kralit që ka qenë, okupator, ish-komunizmi, qashtu i grahin me ato të vetat, i kanë rregullu vetë, na si punëtorë nuk kemi kurrfarë të drejtash.\"
\"Të drejta legjitime nuk ka, as ska rregullore për të mjeku, i duhet të paguajë nëse ka nevojë, as ska të drejta të punës nëse lëndohet nuk i merret parasysh, as ska festa të besimit, as ska festa të vetat kombëtare, as fetare, as kurrgjë ska. Nuk mundesh kurrsesi me u marrë vesh me inxhinierë, ka thënë ai., ka thënë ai.