Punëtorët e ish-Rilindjes: AKP-në na la rrugëve
Prishtinë, 3 qershor - Punëtorët e ish gazetës "Rilindja", kanë protestuar sot para ndërtesës e cila disa vite më parë shfrytëzohej nga kjo gazetë si dhe para agjencisë së AKP-së.
Protestuesit kërkuan kompensimin nga AKP-ja, për shpronësimin e ndërtesës, e cila tash e disa vite AKP-ja merr qira nga Qeveria e Kosovës për shfrytëzimin e objektit, ku janë të vendosura disa ministri.
\"Ne sot e kemi ftuar këtë protestë në emër të sindikatës dhe punëtorëve që të protestojmë para Qeverisë, e cila Rilindjen dhe punëtorët e saj me uzurpimin e pallatit i ka lënë në gjendje shumë të vështirë sociale\", ka theksuar Besim Kajtazi, kryetari i sindikatës së punëtorëve të ish Gazetës \"Rilindja\".
Ata kërkojnë që t\'i kompensohet 20 për qindëshi dhe pasurinë që kanë pasur si Gazetë në Prishtinë dhe Tiranë.
\"Kërkojnë që çështja e pronësisë dhe punëtorëve të zgjidhet sa më shpejt\", ka deklaruar Kajtazi.
Dikur \"Rilndja\" kishte rreth 1300 punëtorë, Kajtazi tha se ai nuk di nëse do të protestojnë sërish dhe sa ju takon punëtorëve për 20 për qindëshin, pasi nuk dihet se sa është çmimi i shpronësimit të pallatit.
Kadrije Islami ish punëtore në sektorin e shtypshkronjës, akuzoj qeverinë dhe institucionet tjera se i kanë dëbuar tash e një vit, duke i lënë rrugëve punëtorët.
\"AKP-ja na ka thanë se likuidim është, na vetëm makinat qe i kemi pas kemi mund të mbijetojmë 170 punëtor dhe pa kurrfarë kompensimi që një vit nuk kemi asgjë , vetëm po presim, Qeveria nuk ndërmerr asgjë\", ka theksuar Islami.
Sipas saj, disa nga punëtorët kanë mbet rrugëve, shumica e tyre kanë mbush mbi 60 vjet dhe nuk marrin pensione.