24 Dhjetor 2024

Punëtorët e ATK-së vazhdojnë grevën e pezulluar

Prishtinë, 14 korrik - Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjës së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërsëritjës së dërgimit të shkresës së fundit me 9 Qershor përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh dhe meqë nuk është pranuar përgjigjie në lidhje me kërkesat e adresuara, Sindikata do të vazhdojë Grevën e pezulluar.

Greva do të filloj nga ora 9:00  deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.  

Arsyeja për mbajtjen e kësaj greve janë krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe kompenzimet tjera të shpenzimeve sipas kërkesave paraprake

Greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe do të vazhdojë duke u mbështetur edhe në Ligjin nr. 04/L-011, për Organizimin Sindikal në Kosovë, Ligjin për Greva nr.03/L-200, si dhe duke u bazuar në Statutin e SHSPATK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)