16 Janar 2025

Punëtorët bankës greke Helenik Post Bank hyn në grevë

Athinë, 12 janar - Punonjësit e bankës greke Helenik Post Bank janë futur në grevë urie kundër masave shtrënguese të qeverisë greke gjë e cila ka bërë të mundur uljen e numrit të punonjësve në këtë bankë.

Greqia është shndërruar në vendin me papunësinë më të lartë në Evropë, duke marrë vendin e parë nga Spanja, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e enjte.

Në muajin tetor 2012, papunësia në Greqi është rritur në nivelin e 26, 8% të forcës aktive, duke regjistruar normën më të madhe ndonjëherë në ndonjë shtet anëtar, që prej themelimit të Bashkimit Evropian.

Me ekonominë në recesion të thellë dhe qeverinë në procesin e imponimit të masave të reja shtrënguese, parashikohet që norma e papunësisë në fqinjin tonë jugor të vazhdojë të rritet dhe të kalojë brenda 2013-s kufirin e 30%.

Spanja kishte në muajin nëntor 2012 një normë papunësie prej 26, 6%, lehtësisht më të ulët se ajo e Greqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)