18 Nëntor 2024

Punëtorët amerikanë kërkojnë rrogë minimale më të lartë

Washington, 9 shtator - Mijëra protestues u mblodhën kohët e fundit pranë restoranteve të fast food-it në mbarë Shtetet e Bashkuara për të kërkuar një rrogë minimale më të lartë për punëtorët amerikanë.

Mike O’Sullivan raporton nga qyteti Los Anxhelos se në mungesë të një veprimi nga Kongresi, debati për rritjen e pagës minimale po zhvillohet në çdo qytet dhe në çdo shtet të Amerikës.

Protestat nga punëtorët e restoranteve fast food në qytetet kryesore amerikane, si kjo në qytetin e Atlantës, janë konsideruar të jenë protestat më të mëdha deri më tani.

Ato janë pjesë e një përpjekjeje në vazhdim për të rritur pagat e atyre që punojnë në restorante dhe në biznese të tjera të vogla.

Në Ditën e Punës në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Barack Obama e bashkoi zërin e tij në mbështetje.

“Në të gjithë vendin tashmë po zhvillohet një lëvizje mbarëkombëtare e punëtorëve të restoranteve fast food, të cilët po organizohen me qëllim rritjen e rrogave dhe mundësinë për t’i ofruar kështu më shumë familjeve të tyre me dinjitet dhe krenari. Askush nuk mund të mohojë një të vërtetë të thjeshtë: Amerika e meriton një rritje të rrogave.”

Paga minimale në vend është 7.25 dollarë ora.

Por, paga minimale është më e lartë në disa qytete dhe shtete, si p.sh. në Kaliforni, ku punëtorët fitojnë të paktën 9 dollarë për orë. Qyteti i Siatëllit ka minimumin më të lartë, 15 dollarë ora, që protestuesit kërkojnë të fiksohet si niveli i normës kombëtare.

Maria Contreras-Sweet, kreu i Administrimin të Biznesit të Vogël, thotë se ka kundërshtime në Kongres për një rritje të tillë. Ajo foli me Zërin e Amerikës pas një fjalimi me udhëheqës të biznesit në Los Anxhelos.

“Presidenti foli për një rrogë minimale prej 10.10$ në orë, por ne e mirëkuptojmë që në pjesë të ndryshme të vendit, ka situata dhe standarte të ndryshme ekonomike. Dhe për shkak se Kongresi nuk po ndërmerr ndonjë veprim, shumë kryetarë bashkish ose shtete të veçanta po veprojnë vetë.”

Freeman Ho është pronar i një ofiçine makinash dhe është i dyzuar për sa i përket rritjes së pagës së punonjësve të tij.

“Nëse shpërblimi për punën rritet, neve na duhet ta reflektojmë tek çmimi për konsumatorin.”

Por, ai thotë se punëtorëve u duhet më shumë se sa paga minimale aktuale për të mbështetur familjet e tyre.

“Do t’u japë më shumë mundësi dhe rritje të fuqisë blerëse, të paktën për blerje ushqimesh dhe produkte të tjera.”

Rusty Hicks, i Federatës së Punës për Bashkinë e Los Anxhelos, thotë se shumica punojnë me orë të zgjatura dhe me paga të vogla.

“Dhe nëse punon me kohë të plotë, dmth 40 orë në javë, duhet të kesh mundësinë që të mbash veten, familjen, dhe të kontribuosh për komunitetin.”

Grupime të biznesit dhe shumë republikanë në Kongres thonë se rritja e pagës minimale do t’i detyrojë punëdhënësit që të shkurtojnë vende pune, dhe do të dëmtojë po ata që ndodhen në fundin e piramidës pagave. Mbështetësit e rritjes së pagës thonë se rritja e rrogës minimale do të nxisë ekonominë amerikane dhe do t’u ofrojë ndihmën e duhur punëtorëve më në nevojë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)