Punëtor të minierave, hekurudhave dhe energjisë protestojnë në Bullgari
Sofje, 6 mars - Mbi 3000 minatorë, nëpunës të Hekurudhave dhe të industrisë energjetike nga i gjithë vendi protestojnë në Sofje për ti shprehur shqetësimet e tyre për vendet e punës.
Protesta organizohet nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë dhe Konfederata e Punës Podkrepa.
Para selisë së Komisionit Shtetëror për Rregullim të Energjetikës dhe Ujërave ata brohoritin Mafia, Hajdutë dhe Duam buke dhe punë.
Protestuesit frikësohen, se Komisioni do ta heqë nga miksi energjetik energjinë më të shtrenjtë të prodhuar nga centralet termike, për ti ulur çmimet e rrymës elektrike për konsumatorët përfundimtarë.
Sipas tyre kjo do të çojë deri në mbylljen e mijëra vendeve të punës.
Ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit në dorëheqje, Deljan Dobrev dhe përfaqësues të Komisionit deklaruan, se nuk ka ndryshim në kuotën e hidrocentraleve dhe ato do të vazhdojnë të funksionojnë.