Punësohen pesë persona me aftësi të kufizuar
Mitrovicë, 24 tetor - Në kuadër të Muajit të mundësive të barabarta, Komuna e Mitrovicës ka punësuar pesë persona me aftësi të kufizuar. Këta persona, të cilët do të marrin nga 10 euro në ditë do të punojnë në zyrën pritëse.
Zyrtari për të drejta të njeriut në komunë, Fitim Rama, tha se ky aktivitet është bërë tradicional në Mitrovicë. Për çdo vit ne krijojmë mundësi për punësimin e nga pesë personave me aftësi të kufizuar.
Rama tha se komuna, për dallim prej institucioneve të tjera është duke e praktikuar këtë aktivitet. Jemi e vetmja komunë që mundësojmë punësimin e këtyre personave për pesë ditë, përderisa të tjerat e praktikojnë vetëm një ditë.
Ai tha se këta persona janë anëtarë të Handikosit, shoqatës së të verbërve, të shurdhëve dhe Sindrom-daun. Të gjithë personat që do të punësohen janë përzgjedhur nga shoqatat e tyre, tha Rama.