Punesohen 33 persona me aftesi te kufizuara
Prishtinë, 27 prill - People in Need dhe partnerët HandiKos dhe Shoqata e te Verbërve të Kosovës kanë organizuar eventin përmbyllës të projektit financuar nga BE-ja, Fokusimi në aftësitë Rritja e punësimit të grupeve në nevojë. Prezent në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë, Zyres së BE-së, bashkëpunëtor dhe përfituesit direkt nga projekti.
Betim Zllanoga nga People in Need prezantoi punën e bërë gjatë 26 muajve duke i përmendur aktivitetet dhe rezultatet e arritura. Duke theksuar se: me anë të këtij projekti mbi 150 persona me aftësi të kufizuara janë trajnuar dhe pregatitur për tregun e punës; është themeluar shërbimi për punësim të mbështetur në kuadër të të cilit janë punësuar 33 persona në biznese private; dhe janë mbështetur 13 biznese të personave me aftësi të kufizuara
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Abrashi, vlerësoi lartë të arriturat e projektit dhe ndër tha: Ministria tash e dy vite është duke u angazhuar që me politika dhe sponzorizim të ligjeve të përmirësojë gjendjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë Kosovare por edhe të mundësojnë që të ngritën aftësitë në mënyrë që këto grupe të jenë sa më të gatshëm për tregun e punës. Ministri gjithashtu konfirmoi që bashkëpunimi dhe mbështetja e Ministrisë do te vazhdojë edhe në të ardhmen për projekte të tilla në mënyrë që te jenë sa më afër grupeve në nevojë.
Zëvendës shef i Seksionit për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Evropian z.Libor Chlad, njoftoi të pranishmit që BE-ja gjatë dy viteve të fundit ka ndarë mjete prej rreth 2milion eurove, pikërisht për mbështetjen e grupeve në nevojë. Ndër të tjera ai theksoi: BE-ja, do të jetë edhe në të ardhmen afër personave ma aftësi të kufizuar dhe do të vazhdojë me bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile dhe ministrinë në mënyrë që të adresohen sa më mirë nevojat dhe identifikohen aktivitetet e tilla të cilat ndikojnë direktë në jetën e qytetarëve
Afrim Maliqi nga HandiKos tha: organizata jonë dhe partnerët tanë do të vazhdojnë të avokojnë kundrejt institucioneve shtetërore në mënyrë që të zbatohen të gjitha ligjet dhe politikat për punësimin e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Ai po ashtu vlerësoi se ne si shoqëri në tërsi duhet të angazhohemi për gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha sektorët, përfundoi ai.
Bujar Kadriu nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, u fokusua në çështjen e hapjes së bizneseve të reja dhe mundësive për vet-punësim të personave me aftësi të kufizuara. Këto praktika duhet të mbështeten nga donatorët dhe institucionet shtetërore, sepse kanë dëshmuar që janë të qëndrueshme dhe punësojnë jo vetëm persona me aftësi të kufizuara, por edhe është shumë e frytshme edhe per familjen e tyre tha ai.
Ragip Millaku nga Tregu Group, biznes i cili në bashkëpunim me projektin ka punësuar 4 persona me aftësi të kufizuara tregoi përvojën dhe gatishmërinë e tij që të vazhdojë me këtë praktik. Ne si biznese nuk punësojmë ose së paku nuk duhet ta shohim punësimin e personave me aftësi të kufizuara si barrë por sepse ata kanë aftësi dhe i kryejnë të gjitha obligimet e vendit të punës përfundoi ai.
Në këtë ngjarje gjithashtu folën edhe përfituesit direkt të projektit të cilat treguan për përvojat e tyre në punësim dhe hapjes të bizneseve të reja.