Punësohen 21 persona në kompaninë Solid
Therandë, 4 dhjetor Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, të martën kanë organizuar ceremoninë e nënshkrimit të 21 kontratave të reja të punëkërkuesve me fabrikën e këpucëve \"Solid\".
Kryetari i Aleancës Kosovarë të Bizneseve , Agim Shahini, ka deklaruar se këto persona po punësohen në kuadër të Berëz së punësimitKosova 2012.
Sot punësuan edhe 21 të papunë të kompaninë Solid, në Therandë.
këto të punësuar aplikacionet i kanë marrë gjatë muajt maj në Prizren, ata filluan punën, ku 21 familje u larguan nga skema sociale, ka pohuar ai. Sipas tij edhe përkundër të gjitha krizave që e ka prekur sektorin privat, kjo kompani u ka dal në ballë për punësimin e të të rinjve.
\"Qeveria e Kosës duhet që të bëjë më shumë reforma, por dhe edhe bankat duhet që të ulin normën e interesit, që të rritet sektori privat dhe të rrite më shumë prodhimi, që të ketë më shumë punësime. Sipas tij dhe sektori privat ballafaqohet më shumë sfida.