Punësohen 183 studentë
Prishtinë, 3 qershor - Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Arta Istrefi, ka deklaruar për gazetën Epoka e re se MTI-ja këtë vit ka filluar një projekt, i cili ka për qëllim që studentët e universitetet në Kosovës të kenë mundësi të punojnë dy muaj gjatë verës.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë këtë vit ka filluar me një projekt që studentët që studiojnë në njërën nga universitet në Kosovë, qoftë në universitet publike apo kolegjet private, tua paguajë për dy muaj nga 100 euro, ka thënë ajo.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) këtë vit e ka filluar projektin për punësimin e 183 studentëve në ndërmarrjet kosovare.
Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Arta Istrefi, ka deklaruar për gazetën Epoka e re se MTI-ja këtë vit ka filluar një projekt që ka për qëllim që studentët e universiteteve në Kosovë të kenë mundësi të punojnë dy muaj gjatë verës.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë këtë vit ka filluar një projekt që studentët që studiojnë në njërin nga universitet në Kosovë, qoftë në universitetet publike apo kolegjet private, tua paguajë për dy muaj nga 100 euro, ka thënë ajo për gazetën.
Sipas saj, qëllimi i këtij projekti është që kompanitë e Kosovës ti marrin këta studentë në punë për këta dy muaj, e ndoshta një pjesë e tyre do të mund të mbesin në punë.
Ne si ministri llogarisim që një pjesë e tyre mund të mbesin në punë te kompanitë që kanë shprehur interesim për ti marrë në punë këta studentë. Presim rezultate të mira, ka thënë ajo.
Istrefi ka bërë me dije se për ta fituar këtë mundësi punësimi të përkohshëm kanë aplikuar 400 studentë, por MTI-ja i ka përkrahur vetëm 183 studentë.
Ky projekt do të realizohet në muajt korrik dhe gusht. Muajt janë caktuar për arsye se studentët janë në pushim, ka thënë ajo.
Istrefi ka treguar se profili i studimeve të studentëve është i fushave të ndryshme.
Pothuajse ka të të gjitha drejtimeve, sepse edhe kompanitë janë të llojeve të ndryshme, ka deklaruar ajo. Ndryshe papunësia e përgjithshme llogaritet të jetë mbi 40 për qind dhe një përqindje të madhe e përbëjnë të rinjtë.