23 Dhjetor 2024

Punësimi dhe banimi social thelbësorë për përfundimin e ciklit të dhunës në familje

Prishtinë, 1 shkurt - Pa fuqizim ekonomik dhe zgjidhje të banimit, viktimat e dhunës në familje do të dekurajohen nga raportimi i rasteve. Edhe në rastet kur e raportojnë dhunën, në mungesë të zgjidhjeve afatgjata ato do të detyrohen të kthehen tek dhunuesi, duke e bërë kështu esenciale gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.

Ky ishte konkludimi kryesor i konferencës së sotme të nivelit të lartë organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë me mbështetjen e Zyrës së Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë (PSBE/BE).

Gjatë ngjarjes që mblodhi zyrtarë të lartë nga qeveria dhe institucionet e nivelit lokal, u shqyrtuan praktikat dhe mënyrat më të mira për të gjetur zgjidhje afatgjata për këto viktima duke ofruar strehim të përballueshëm dhe mundësi punësimi.

“Një shoqëri do të jetë e sigurt vetëm atëherë kur gratë do te ndihen të sigurta, në rrugë, në punë dhe në shtëpitë e tyre. Këtë siguri duhet t’ua ofrojmë e garantojmë ne, institucionet e vendit. Nuk ka mbrojte më të mirë për viktimat e dhunës me baze gjinore se pavarësia financiare e tyre,” tha Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.

“Me programin e Kosovës për barazi gjinore 2020-2024, objektiv t parë strategjik kemi krijimin e mundësive për gratë dhe burrat, që gratë të kontribuojnë por edhe të përfitojnë nga zhvillimi ekonomik, që të rrisim përfshirjen, por edhe pjesëmarrjen aktive te tyre, tha Kryeministri Albin Kurti.

Në fjalën e tij hyrëse, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, tha: “Fuqizimi ekonomik i grave është vendimtar nëse duam të eliminojmë diskriminimin gjinor, përfshirë dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave. Mbështetja e viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe respektimi i të drejtave të tyre ekonomike, pronësore dhe të trashëgimisë është e vetmja mënyrë për t’ju mundësuar atyre largimin nga lidhjet abuzive, dhe për ta shpëtuar jetën e tyre dhe atë të fëmijëve të tyre. Përkrahja për fuqizimin dhe riintegrimin e tyre janë detyrë për të gjithë ne dhe kërkon bashkëpunim efektiv ndërinstitucional dhe reagim nga e gjithë shoqëria.”

Panelet e ekspertëve që morën pjesë në konferencë shtjelluan kornizën aktuale ligjore dhe të politikave për fuqizimin ekonomik të të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore, sfidat dhe mënyrën se si ato mund të adresohen përmes instrumenteve të reja ligjore që janë duke u zhvilluar, përkatësisht projektligjit të ri për mbrojtje nga dhuna në familje. Ata diskutuan edhe praktikat e mira, me theks të veçantë në rëndësinë e qasjes në banim social.

“Banimi i përballueshëm është thelbësor për riintegrimin e viktimave të dhunës në shoqëri. Kërkohen edhe iniciativa të tjera për fuqizim ekonomik, stimuj financiarë për bizneset e drejtuara nga gratë ose që punësojnë gra të mbijetuara, subvencionet e punësimit dhe punësimi në institucionet publike janë gjithashtu mjete të mira. I inkurajoj kryetarët e sapozgjedhur të komunave që këtë çështje ta vendosin lartë në agjendat e tyre politike. Është e rëndësishme që gratë viktima të dhunës të merren në konsideratë në kohën e hartimit të politikave të strehimit, punësimit, zhvillimit të biznesit ose trajnimit profesional,” tha PSBE, ambasadori Tomáš Szunyog.

Konferenca pason punën e mëparshme të Misionit të OSBE-së dhe Zyrës së PSBE/BE-së në Kosovë në mbështetjen e institucioneve qe merren me ofrimin e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje; këshillimin e politikëbërësve për legjislacionin ‘që kanë në fokus viktimën' në përputhje me standardet ndërkombëtare; dhe fuqizimin e grave nga të gjitha komunitetet për të pasur qasje në arsim dhe treg të punës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)