17 Nëntor 2024

Punësime dhe aftësime profesionale nga bashkëpunimi MPMS-DRC

Prizren, 25 mars - Në kuadër të projektit “Përkrahje e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Mitrovicë” , Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi së bashku me përfaqësuesen e Këshillit Danez për Refugjatë znj. Kristen D. Stec, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në fushën e aftësimeve profesionale.

Ky memorandum i nënshkruar për një periudhë 3 vjeçare paraqet bashkëpunimin e ngushtë të MPMS-së me DRC-në në drejtim të integrimit të komunitetit RAE si dhe përmes aftësimit në fushat e caktuara mundësohet krijimi i një mirëqenie të qëndrueshme për këtë komunitet, i cili është me prioritet për MPMS-në.

Përmes këtij Memorandumi DRC-ja merr zotimin për ofrimin e kurseve bazike për këtë komunitet  në “Roma Mahallë” në Mitrovicë, kurse pas kësaj kurset më të avancuara për lëmitë si: zdrukthtari, saldim, kuzhinë, administrim biznesi, ndërtimtari, IT, dhe rrobaqepësi do të ndiqen në Qendrën e Aftësimeve Profesionale në Mitrovicë.

Poashtu Ministri Abrashi dhe znj. Stec u pajtuan për fillimin e implementimit të projektit të ardhshëm që është ndërtimi i Ndërmarrjes Sociale për riciklimin e plastikës, projekt ky i cili do të punësoj një numër të konsiderueshëm të punëkërkuesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)