22 Dhjetor 2024

Punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku 1 person me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 23 shkurt - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar qytetarët që bazuar në Ligjin për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku 1 person me aftësi të kufizuara.

Punëdhënësit nga sektori publik, privat dhe organizatat jo-qeveritare të cilët nuk e përmbushin obligimin ligjor për punësimin e personave me aftësi të kufizuara obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar për të krijuar qasje të barabartë në tregun e punës për të gjitha kategoritë shoqërore.

Kontributet mujore paguhen në llogarinë e veçantë në Thesar, sipas të dhënave të mëposhtme:

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)