Publikohet raporti për mbështetjen financiare për OJQ-të nga institucionet
Prishtinë, 21 qershor - Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Kryeministrit më mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së organozn konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës për vitin 2018.
Raporti ofron një pasqyrë të qartë dhe transparencë për të gjithë mbështetjen financiare publike që institucionet e Republikës së Kosovës kanë bërë për OJQ-të në nivelin qendror e lokal gjatë vitit 2018.
Raporti po ashtu ofron në detaje të dhënat se në cilat forma institucionet kanë ofruar mbështetje financiare për organizatat jo qeveritare dhe sa i janë përmbajtur rregullores MF Nr.04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik te OJQ-ve.