06 Nëntor 2024

Publikohet propozim karta e qytetit të Prizrenit

Prizren, 5 shtator - Organizata jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe - EC Ma Ndryshe ka hartuar një propozim të Kartës së Qytetit të Prizrenit, i cili do t’i prezantohet autoriteteve komunale për shqyrtim dhe miratim e zbatim.

Karta e Qytetit si akt ka për qëllim që të promovojë dhe fuqizojë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, në kuadër të menaxhimit të përgjithshëm të qytetit.

Ajo parashihet që të zbatohet në raport me të gjithë qytetarët, pa diskriminim, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të Komunës së Prizrenit.

Njëkohësisht zbatimi i të drejtave të përshkruara në këtë Kartë paraqet vetëm një instrument plotësues dhe përforcues për të drejtat ekzistuese në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Prandaj ky akt më shumë ka kuptimin e një deklarate të parimeve, që shërben si mjet për reformimin urban, duke përqafuar praktikat e qeverisjes së mirë dhe të gjithëpërfshirjes, si dhe aktivizmin qytetar. Pos dispozitave për të drejtat mbi qytetin e Prizrenit, propozimi në fjalë përmban edhe mekanizmat e zbatimit të Kartës së Qytetit.  

Njohja e rolit të qyteteve si akterë kryesorë në garantimin e të drejtave të njeriut si ofrues të shërbimeve publike dhe si institucione përgjegjëse për arsimin, shëndetësinë primare e politikat e strehimit social ka fituar peshë pas viteve të 90'ta. Ndërsa karta të ndryshme lokale të të drejtave janë miratuar nga viti 2000 e tutje. Madje ka karta të kësaj natyre që janë të nënshkruara nga qindra qytete, si p.sh. Karta Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Qytet.

Mbi këtë bazë edhe është ndërmarrë nisma ambicioze për hartimin e Kartës së Qytetit të Prizrenit. Hartimit të kësaj karte i ka paraprirë procesi i konsultimit disa javor me grupet e nën-përfaqësuara të qytetit, si: komuniteti i të rinjve, grave, të moshuarve, Personave me Aftësi të Kufizuara, komuniteti i kulturës, sikurse edhe diskutimi me zyrtarët komunalë të dikastereve të ndryshme.

Një grup aktivistësh është angazhuar në mbledhjen e nënshkrimeve që kanë për qëllim fuqizimin e miratimit të Kartës së Qytetit nga autoritetet lokale. Pika mbledhëse e nënshkrimeve do të jetë e hapur për qytetarë edhe në Sheshin Shadërvan, duke filluar nga sot deri të Premtën, datë 27.09.2018.  

Propozim Karta e Qytetit të Prizrenit do t’i prezantohet autoriteteve të pushtetit lokal të Prizrenit, me kërkesën që i njëjti të shqyrtohet dhe miratohet nga organet vendimmarëse komunale dhe më pastaj të zbatohet nga dikasteret e Ekzekutivit lokal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)