06 Nëntor 2024

Publikohet dokumenti për sektorin privat i quajtur “White Book 2018”

Prishtinë, 20 shtator - Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE) dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) organizojn konferencën e nivelit të Llartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”'.

Për herë të parë në Kosovë do të publikohet dokumenti më i rëndësishëm për sektorin privat i quajtur “White Book 2018”.

Ky dokument i cili do t'i dorëzohet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve relevante identifikon barrierat biznesore me të cilat investitorët ballafaqohen në baza ditore në Kosovë.

Për më shumë ky dokument ofron edhe rekomandime konkrete për eliminimin e barrierave në harmoni me praktikat dhe direktivat Evropiane.

Pjesëmarrësit në këtë takim do të nderohen me fjalim nga Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)