22 Dhjetor 2024

Publikohen rezultatet e Statistikave Afatshkurtra të Shërbimeve

Prishtinë, 31 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Statistikave Afatshkurtra të Shërbimeve, për tremujorin e katërt (TM4) 2021 (2017=100). 

Indekset e treguesve për tregti, në TM4 2021, që shënuan rritje ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum me 22.84%; dhe Indeksi i numrit të të punësuarve me 6.15%,  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve për Transport, Magazinim dhe Postë, në TM4 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 29.67%; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 25.29%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2020).

Indekset e treguesve për Bar-Restorante, në TM4 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 76.01%; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 4.76%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM4 2020).

Indekset e treguesve për Informacion dhe Komunikacion, në TM4 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 14.42%; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 30.79%, krahasuar me TM4 2020.

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)