Publikohen Llogaritë Qeveritare të Kosovës
Prishtinë, 4 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore (TM4 2021).
Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2021 ishin 627.1 milion Euro, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020 (TM4 2020), që ishin 703.2 milion Euro, ka rënie të të hyrave.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 69.8% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2021 ishin 822.6 milion Euro, që është një rritje e shpenzimeve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2020), që ishin 817.1 milion Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet me 23.8%; kompensimi i punëtorëve me 19.6%; formimi i kapitalit bruto me 15.9%; konsumi i ndërmjetëm me 15.2%. Ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.
Për më shumë informata lidhur me Llogaritë Qeveritare të Kosovës për TM4 2021, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/llogarite-qeveritare