16 Nëntor 2024

Publikimi promovon edukimin financiar në Kosovë

Frankfurt, 15 maj - Fondi Evropian për Evropë Juglindore për Lehtësim të Zhvillimit do të vazhdoj përkrahjen e tij për revistën “The Kosovo Banker” deri në fund të 2016.

EFSE DF e ka përkrahur revistën “The Kosovo Banker” e cila është publikuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) që nga 2013, përmes asistencës financiare si dhe ka dhënë kontributin e saj redaktues në ndërlidhje me projektet e EFSE DF-së në Kosovë. Revista shërben si një mjet i rëndësishëm e cila ofron informata të besueshme mbi zhvillimet aktuale në industrinë bankare për publikun e gjerë në Kosovë. “The Kosovo Banker” publikohet dy herë në vit dhe shtypet në 10,000 kopje për edicion në gjuhën shqipe dhe angleze dhe e cila shpërndahet përmes postës elektronike dhe gazetës ditore lokale “Koha Ditore”. Aktualisht është revista e vetme e kësaj natyre në Kosovë.

Përveç kësaj, EFSE DF do të siguroj fonde për një vit për “Periodikun Bankar”, një pasqyrë mujore mbi indikatorët kryesorë të sektorit financiar e cila ka filluar të publikohet tash së fundmi nga SHBK. Çdo muaj, publikimi trajton çështje specifike të sistemit financiar që ka për fokus kryesor sektorin bankar në Kosovë.

“Duke pasur parasysh se edukimi financiar bën pjesë të rëndësishme në kuadër të agjendës mbi Përgjegjësinë Financiare, ne e vlerësojmë shumë këtë bashkëpunim/partneritet”, theksoj Markus Aschendorf, Udhëheqës i Komitetit të EFSE DF-së. “SHBK është dëshmuar si një partner i rëndësishëm në përmirësimin e nivelit të edukimit financiar në Kosovë”.

“Industria bankare në Kosovë është e prirur për të promovuar edukimin financiar ndërmjet konsumatorëve të saj si dhe me publikun e gjerë. Ky është projekti i parë i kësaj natyre dhe sigurisht se do të luaj një rol të rëndësishëm në përmirësimin e edukimit financiar në Kosovë. Shpresojmë se në të ardhmën do të ketë edhe projekte të tjera të ngjashme në të cilat ne do të mund të bashkëpunojmë me organizatat e tjera lokale dhe ndërkombëtare për ta shtyrë më përpara këtë kauzë”, shtoj Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i SHBK-së.

Rreth EFSE FD

Lehtësimi për Zhvillim në kuadër të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF) është themeluar në vitin 2006 me qëllim përkrahjen e mandatit financiar të EFSE’s. Misioni i tij është që të zbatoj ndihmesë teknike inovative, efektive, dhe të targetuar për të zgjeruar impaktin dhe rrezeveprimin e mandatit për financim të zhvillimit të Fondit, në vendet e targetuara. Shërbimet për ngritje të kapaciteteve të EFSE DF përshijnë ngritje të kapaciteteve dhe trajnime, përkrahje të sektorit financiar, si dhe zbatim të studimeve me qëllim të forcimit të kapaciteteve dhe operacioneve të brendshme të organizatave partnere huamarrëse të Fondit.

EFSE DF operon në mënyrë të pavarur nga Fondi përmes një marrëveshjeje mirëbesimi, sipas ligjeve të Luksemburgut. Komitetit për Lehtësim të Zhvillimit (DFC) përbëhet me anëtarët nga KfW Development Bank (KfW), Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Banka Zhvillimore e Austrisë (Oesterreichische Entëicklungsbank – OeEB) ndërsa Kompania Financiare e Holandës (FMO) është përgjegjëse për vlerësimin dhe aprovimin e të gjitha projekt propozimeve, si dhe ofron udhëzime strategjike për EFSE DF.

Rreth Fondit Evropian për Evropën Juglindore

Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) është inicuar nga KfW Development Bank (KfW) më përkrahje financiare nga Ministra Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim; dhe Komisionit Evropian. Ka për qëllim të nxis zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin në Shqipëri, Armeni, Azerbaijan, Belarusi, Bosne dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë, Gruzi, Moldavi, Mal të Zi, Rumani, Serbi, Ukrainë, dhe Turqi.

Pasi se qasja në financa është faktor kyç për zhvillimin e segmenteve ndërmarrëse mikro, të vogla dhe të mesme; EFSE përqëndrohet në asistimin e sektorëve financiar lokal për të ngritur kapacitetet e tyre për financim adekuat dhe të qëndrueshëm. Fondet që EFSE i ofron dhe që sigurojnë financa afatgjata fillimisht për ndërmarrjet mikro dhe të vogla (NMV) – por gjithashtu për amvisëritë private në formë të kredive për përmirësim të vendbanimeve – kanalizohen tek këta klientë huamarrës përmes organizatave partnere dhe vendore të kreditimit.

Mbështetës i aktiviteteve investuese të EFSE-së është EFSE për Lehtësim të zhvillimit (EFSE DF), që i siguron institucionet partnere për kreditim me asistencë teknike, konsulencë dhe shërbime të trajnimit për të ndërtuar kapacitete operacionale dhe menaxhim profesional.

Iniciuar nga KfW Development Bank (KfW) më 15 dhjetor 2005 nga katër programet shumë-donatorëshe nën administrimin e saj, EFSE është partneriteti i parë publiko-privat në llojin e vet dhe fondi i parë i menaxhuar në mënyrë private në sektorin e financës për fuqizimin e zhvillimit të  fondeve private për financimin e NVM-ve në rajonin e synuar. Kapitali është dhënë nga agjencitë donatore, institucionet financiare ndërkombëtare dhe investitorë institucional privatë, duke përfshirë Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Komisioni Evropian (KE), Qeverinë e Shqipërisë, Mbështetja e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në kredi CJSC (SMBCS ), një filial i Bankës Qëndrore të Armenisë, Banka për Zhvillim e Austrisë (Oesterreische Entwicklungsbank - OeEB), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencia Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (Danida), KfW si Investitor kryesor, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), Kompania Financiare e Holandës (FMO), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve (BEI), Sal. Oppenheim dhe Deutsche Bank.

Oppenheim Asset Management Services S.à r.l., Luxembourg, dhe Finance in Motion GmbH, nga Gjermania, janë menaxher të fondit të EFSE-së, përkatësisht Këshilltar të Fondit.

Për më shumë informacione në lidhje me Fondin Evropian për Evropën Juglindore, ju lutem vizitoni:  http://www.efse.lu/ 
Rreth Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK)

Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) përfaqëson industrinë bankare në Kosovë duke bashkëpunuar me Qeverinë, Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile, mediat dhe publikun. Qëllimi i SHBK-së është të mbështesë një sistem të shëndoshë bankar dhe konkurrencë të drejtë dhe të hapur, si dhe edukimin financiar për klientët bankarë, dhe në këtë mënyrë duke nxitur zhvillimin ekonomik afatgjatë në Kosovë.

SHBK lehtëson bashkëpunimin ndërmjet bankave duke ofruar një platformë të vetme për të diskutuar iniciativat e reja. SHBK gjithashtu identifikon dhe ri-shikon nisma ligjore dhe rregullative, koordinon aktivitetet e përbashkëta për industrinë bankare, dhe promovon aktivitetet bankare tek audienca e gjerë

E themeluar në vitin 2002, SHBK është një pikë kryesore referimi në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me sektorin bankar në Kosovë. SHBK përfaqëson tetë banka komerciale: Banka Ekonomike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes, IsBank, NLB Prishtina, ProCredit Bank, Raiffeisen Bank dhe TEB Bank. SHBK është zëri i industrisë bankare në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)