16 Janar 2025

PTK ka filluar që të ndjejë rëniet e para finaciare

Prishtinë, 25 mars - Mesa duket për Qeverinë e Kosovës është një periudhë tersi, pasi përveçse nuk po e shet dot Postën dhe Telekomin e Kosovës, ka probleme edhe me performancën e saj.

Edhe pse njihet si ndërmarrja me fitime të mëdha në vend, ajo ka filluar që të ndjejë rëniet e para finaciare. Sipas gazetës Tribuna të ardhurat e PTK-së kanë rënë mbi 30% në dy muajt e parë të vitit.

“Kjo është shqetësuese. Të hyrat mujore të Vala-s në vitet paraprake kanë qenë rreth 12 milionë euro, përderisa tash kanë rënë në 6 milionë euro”, thotë ky burim. Kjo rënie ka shqetësuar Bordin e përgjithshëm, i cili të martën do të mblidhet për të analizuar gjendjen financiare të kompanisë.

Rënie të konsiderueshme të të hyrave të PTK-së kishte edhe vitin e kaluar. “Të hyrat kanë qenë më të ulëta edhe vitin 2012 krahasuar me vitin paraprak, mirëpo fitimi neto ka qenë më i lartë. Megjithatë e rëndësishme për kompaninë duhet të jenë të hyrat dhe EBITDA (fitimi para tatimeve), pasi që me fitimin neto mund të manipulojnë shumë lehtë”, thotë ky burim brenda PTK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)