PTK-ja tregues për investitorë të huaj
Prishtinë, 15 gusht- Shprehja e interesit nga tetë kompani, prej tyre dy konsorciume që kanë dorëzuar aplikacionet për para-kualifikim për blerjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, nga ekspertët të ekonomisë dhe komuniteti i biznesit në vend shihet në kënde të ndryshme.
Kryetari i Aleancës Kosovare të bizneseve (AKB), Agim Shahini ka vlerësuar kompanitë që synojnë të blejnë aksionet e PTK-së. Sipas tij vetë prezenca e tyre kompanive në tenderin për blerjen e një pjesë të aksioneve të PTK-së, tregon se Kosova është treg i favorshëm për investime të huaja.
Interesimi për të marr pjesë në tenderin për blerjen e kompanisë më profitabile në vend nga tetë kompani të huaja është nj dëshmi së tregu i telekomunikime në vend është treg që thithë investitorë të huaj, ka thënë ai për Epokën e re
Shahini ka vlerësuar se këto kompani që vijën nga vende të ndryshme dhe me disa konzorciume i japin mesazh vendit se Kosova është e gatshëm që të pres investitorë serioz dhe potencial që do ta ia ndryshonin vendit qasjen për investime.
Vërtet privatizimi i PTK-së, është një mundësi e mirë për Kosovën, që ajo të del mirë në sytë e investitorëve të huaja, por Kosova ka nevojë për një pako për investimet e huaja, ka thënë ai.