05 Nëntor 2024

PSD kërkon që paga minimale të rritet urgjentisht në 250 euro

Prishtinë, 15 prill - Partia Socialdemokrate (PSD) vlerëson se një punëtore, nënë e dy fëmijëve, burrin të papunë, me pagë minimale prej 170 euro në muaj, i bie t’i ketë jo më shumë se 1 euro e 40 cent në ditë për anëtar të familjes. 

Visar Ymeri, deputet dhe nënkryetar i PSD-së ka thënë se me këto 1.4 euro në ditë, një familje të tillë i bie që të vendos: një muaj të ushqehen e ta lënë anash veshmbathjen.

Muajin tjetër sipas tij duhet t’i paguajnë disa prej faturave, rrymë, ujë, etj, dhe ta lënë anash veshmbathjen e ta reduktojmë ushqimin. Një muaj tjetër pastaj të shpenzojmë në barna, dhe t’i lëmë anash të gjitha.

Një vështirësi e tillë ekzistenciale është përditshmëri për shumë familje me nga një të punësuar në Republikën e Kosovës. Këta, përveç se të varfër janë të harruar nga institucionet.

Kanë kaluar saktësisht 70 ditë, nga 4 shkurti i këtij viti, kur është dorëzuar kërkesa për interpelancë nga Partia Socialdemokrate për diskutimin e pagës minimale në Kosovë dhe në Kuvend kësaj çështje ende nuk i ka ardhur radha.

 “Kanë kaluar saktësisht 9 vjet e 105 ditë prej kur institucionet e Kosovës janë marrë me çështjen e pagës minimale dhe kështu kanë harruar të kujdesen për vështirësitë ekzistenciale dhe përditshmërinë e punëtorëve në Kosovë”, tha Visar Ymeri, deputet dhe nënkryetar i PSD-së.

 “Të jesh i rrezikuar nga varfëria do të thotë të mos kesh ushqim të mjaftueshëm; do të thotë të jesh i uritur ose të ushqehesh me ushqim që nuk mban kaloritë e nevojshme dhe nuk i shëndetshëm, të jesh i rrezikuar do të thotë  të mos mbërrish fundin e muajit pa e hapur fletoren e huasë tek dyqani i lagjes”, shtoi më tutje Ymeri. 

Ai poashtu prezantoi propozime konkrete sesi mund të përditësohet dhe funksionalizohet paga minimale, si në vijim: duhet të ndërmirret masë urgjente që paga minimale të rritet në shumën prej 250 euro dhe kjo rritje duhet të përfshijë të gjithë të punësuarit pa dallim moshe dhe gjinie.

“Ne duhet të kalojmë nga koncepti i pagës minimale tek ai i pagës për të jetuar. Pra nga paga për të mbetë gjallë, te paga për të jetuar më mirë”, shtoi për fund Ymeri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)