Provopulos: Rikthim i dhrahmisë do ta çonte vendin në ferr
Athinë, 1 janar - Një rikthim i monedhës greke do të nënkuptonte një ferr të vërtetë, që në muajt e parë të vitit, për Greqinë, paralajmëroi guvernatori i Bankës së Greqisë, Jorgos Provopulos, në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja liberale Kathimerini.
Periudhën e parë tranzitore ne do të përjetojmë një skenar makthi, theksoi Provopulos në momentin që Greqia përkujton vënien në qarkullim 10 vjet më parë të euros.
Duke përgënjeshtruar zërat për një përgatitje të rikthimit në vend të monedhës greke, Provopoulos theksoi se vënia në qarkullim e ish-monedhës kombëtare do të merrte disa vite, një afat kohor i ngjashëm me atë përgatitjes së kalimit në euro.