20 Nëntor 2024

Protestuesit brazilianë plaçkitin pronat e disa bankave

Rio de Zhanerio, 27 korrik - Qindra protestues brazilianë kanë sulmuar bankat në qytetin Sao Paulo në juglindje të Brazilit.

Agjencia franceze e lajmeve njoftoi se ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje ku protestuesit kanë plaçkitur pronat e disa bankave të këtij vendi.

Protestuesit gjithashtu duke i vënë zjarrin pronave publike në qytetin Sao Paulo, janë bërë shkak që në disa rrugë kryesore të këtij qyteti të krijohen kolona të gjata të automjeteve dhe të vështirësohet komunikacioni.

Protestat anti-qeveritare në Brazil po vazhdojnë në kohën kur ditën e hënë Papa Francisi i Parë filloi vizitën e tij të parë zyrtare si udhëheqës i të gjithë krishterëve katolikë në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)