Protestat kundër Wall Street përhapen në qytet tjera
Los Angelos, 5 tetor - Protestat e organizuara në "Wall Street", qendrën e financave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fituan mbështetjen e Los Angelosit.
Një protestë e re u zhvillua me kërkesën për lirimin e personave të ndaluar në demonstratat kundër Uoll Stritit në New York.
Mijëra manifestues amerikanë u tubuan edhe sërish nëpër sheshe e rrugë.
Por këtë herë në Los Angelos, qytetin e famshëm me yje të kinematografisë hollivudiane.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u protestuan punonjësit e Uoll Stritit, të cilët në krizën financiare të vitit 2008 u pasuruan, ndërkohë që shumica e njerëzve mbetën të papunë.
"Ne përbëjmë 99% të popullsisë" shkruhej në pankartat e manifestuesve, të cilët në këtë mënyrë shprehën reagimin e tyre ndaj shtresës, që formohet nga njerëzit më të pasur të Amerikës.
Nga ana tjetër, New Yorku u bë skenë e një proteste të re me kërkesë lirimin e 700 personave të ndaluar për pengimin e trafikut rrugor në Urën e Bruklinit, gjatë demonstratave të organizuara në fundjavën e kaluar.