Protesta në Portugali kundër masave ekonomike shtrënguese
Lisbonë, 20 tetor - Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën pasdite në Lisbonë dhe Porto për të parakaluar mbi urën e dy qyteteve kryesore në Portugali për të protestuar kundër masave të reja shtrënguese të publikuara për vitin 2014.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën pasdite në Lisbonë dhe Porto për të parakaluar mbi urën e dy qyteteve kryesore në Portugali për të protestuar kundër masave të reja shtrënguese të publikuara për vitin 2014.
Porto, kryeqyteti në veriu të vendit ku protestuesit përshkuan më këmbë 370 metra Pont do Infante që lidh dy brigjet e Douro-s, në përgjigje të sindikatës kryesore në vend.
Në kryeqytetin portugez, pjesëmarrësit kaluan urën më 25 prill me 400 autobusë të marrë me qera nga organizatorët për ta anashkaluar ndalimin nga Ministria e Punëve të Brendshme për të parakaluar në këmbë.
\'\'Ne presim pjesëmarrjen e mijëra personave\'\', në Lisbonë u shpreh Arménio Carlos, sekretar i përgjithshëm i CGTP, sindikata kryesore e mbështetur nga partia komuniste.
Në Porto, organizatorët presin \'\'20 deri në 30 mijë persona\'\' të cilët do të protestojnë nën moton \'\'kundër shfrytëzimit dhe varfërisë\'\'.