19 Nëntor 2024

Protesta kundër rritjes së tatimeve në Francë

Paris, 3 dhjetor - Qytetarët francezë përsëri kanë organizuar protesta kësaj radhe kundër rritjes së tatimeve në këtë vend.

Ditën e hënë në Parisë kanë protestuar blegtorët. Të dielën qytetarë francez kanë marrë pjesë në një protestë të organizuar nga Zhak Luk Melaneshun, lider i krahut politikë të majtë në Francë. Protesta në fjalë ishte organizuar për të protestuar kundër rritjes së tatimeve në këtë vend.

Në këtë protestë përveç përkrahësve të krahut politik të majtë, kanë marrë pjesë edhe përkrahësit e Partisë së Re të Anti-kapitalizmit si dhe përkrahësit e grupit “Lufta e Punëtorëve. Kjo protestë saktësisht është organizuar kundër vendimit të qeverisë për rritjen e tatimeve në vlerë të shtuar nga 7% deri në 20%.

Qeveria socialiste e Francës pavarësisht protestave qytetare kundër politikave tatimore, ka vendos që rritjen e tatimit në fjalë ta zbatojë që nga fillimi i muajit Janar 2014.

Rritja e tatimeve po i imponohet për qytetarët francezë në kohën kur ikja nga zbatimi i masave shtrënguese ekonomike ka qenë një prej premtimeve kryesore gjatë fushatës elektorale të Francua Holande, president socialist i Francës.

Qytetarët francezë të cilët pritnin që më zgjedhjen e një qeverie socialiste dhe majtiste të bëhen ndryshime të mëdha në politikat ekonomike të Francës, aktualisht po përjetojnë vazhdimin e politikave të qeverisë të kaluar djathtiste. Kjo çështje është bërë shkak që edhe partitë e majtiste të protestojnë kundër politikave të qeverisë aktuale.

Aktualisht ka kaluar më shumë se një vit prej kur Francua Holande mori mandatin e presidentit të Francës, por gjendja ekonomike e këtij vendi është përkeqësuar më shumë se sa që ishte gjatë mandatit të ish-presidentit francez Sarkozi.

Numri i të papunëve në Francë aktualisht ka kaluar shifrën 5 milionë persona, ndërsa më e keqja është se procesi shkurtimit të vendeve të punës akoma ka një ritëm të madh.

Presidenti aktual francez kohë më parë ka pranuar se qeveria e tij nuk ka mundësi që ta ulë nivelin e papunësisë deri në fund të vitit 2013 që ishte një prej premtimeve kryesore elektorale të tij.

Ai ka theksuar se unë qëllimi tim i kisha përcaktuar për të përmbysur nivelin e papunësisë deri në vitin 2013, por realizimi i këtij premtimi ka nevojë për një kohë më të gjatë.

Ekspertët e fushave të ndryshme besojnë se presidenti i Francës është duke përgatitur opinionin publik për deklarimin e shifrave me të larta të nivelit të papunësisë.

Holande disa herë ka deklaruar se niveli i papunësisë do të filloi të përmbyset deri në fund të vitit 2013. Kjo është në kohën kur sipas shumicës së qytetarëve francezë, papunësia dhe humbja e përkrahjes ndaj qeveritarëve, këtë vend do ta zhytë në trazira të ashpra qytetare.

Rreth tre të katërtat e francezëve në një sondazh të fundit të bërë nga Instituti IFOP, kanë theksuar se papunësia dhe rënia drastike e presidentit Francua Holande dhe kryeministrit Zhan Mark Aro, këtë vend do ta dërgojë drejt trazirave të gjera shoqërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)