28 Prill 2025

Propozohet të tërhiqet banknota prej 500 euro

Frankfurt, 25 prill - Një studim i realizuar nga banka Merrill Lynch propozon tërheqjen e banknotave prej 500 eurosh, si një nga masat kundër fshehjes së tatimit, të cilat akoma nuk janë miratuar zyrtarisht.

Sipas studimit, banknotat prej 500 eurosh paraqesin një të tretën e banknotave që janë në qarkullim, gjegjësisht rreth 300 miliardë euro. Por shumë pak prej tyre përdoren realisht, e bile dy të tretat janë të deponuara në sefe.

“Edhe përkundër asaj Banka Qendrore Evropiane nuk parasheh heqjen e banknotave prej 500 eurosh, mendojmë se kjo duhet bërë”, propozojnë ekspertët e bankës që e kanë realizuar studimin.

Si arsye kryesore për këtë propozim, ato e theksojnë rënine e vazhdueshme të përdorimit të kësaj banknote, që do të thotë se ata që duan ta fshehin tatimin, të ardhurat më shpesh i ruajnë në banknota prej 500 eruosh në sefe të ndryshme.

Banknotat me vlerë të madhe i përdorin edhe kriminelët për shkak se mund të ruajnë sasi të madhe parash në hapësirë të vogël.

Banknota prej 500 eurosh është njëra nga banknotat e fundit me vlerë të lartë që është në qarkullim në botë.

SHBA-të e hoqën nga përdorimi banknotën prej 500 dollarëve gjatë kohës sa ishte kryetar Richard Nixon-i, ndërsa banknota kanadeze prej 1.000 dollarësh është hequr nga përdorimi në vitin 2000.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)