19 Nëntor 2024

Propozohet komitet i përbashkët Kosovaro-Slloven për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 12 nëntor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot në një takim njohës Amabsadorin  e ri të Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, me të cilin diskutoi mbi vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik mes dy vendeve, me theks të veçantë fushat që mbulon MZHE, që vlerësohen si kyçe për zhvillimin e vendit.
 
Ministri Ismalji gjatë takimit me diplomatin slloven një vend të posaçëm i ka kushtuar tërheqjes së investitorëve sllovenë dhe të tjerë përmes dialogut të Ambasadës sllovene me vende të tjera, ndërsa u theksua angazhimi i të dyja qeverive që të krijojnë mjedis sa më të favorshëm për investime të jashtme.
 
Me këtë rast u shtrua nevoja e organizimit të një komiteti të përbashkët për zhvillim ekonomik dhe identifikimin e sektorëve potencialë që do të tërheqin investitorët si fusha e efiçiencës së energjisë, teknologjisë informative, infrastrukturës, dhe fushave tjera.

Gjithashtu Ismajli-Majhen diskutuan edhe për bashkëpunimin me ekspertë të deleguar nga Sllovenia për të prezantuar projekte në fushat e sipërpërmendura me qëllim të tërheqjes së investimeve të jashtme direkte.
 
Nga ana e tij, Ambasadori slloven, Miljan Majhen rikonfirmoi gatishmërinë e Sllovenisë për të çuar më tej bashkëpunimin bilateral, duke vlerësuar nivelin e tanishëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në fushat tjera përkatëse në interes të dyanshëm

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)