22 Dhjetor 2024

Promovohet parandalimi i aksidenteve dhe sëmundjeve në vendin e punës

Prishtinë, 28 prill - Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), organizon ngjarjen 'Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë’, e cila do të zhvillohet tek Objekti i Fakultetit të Shkencave Matematiko - Natyrore.

Ky takim zhvillohet në nder të "Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë", që ka për qëllim promovimin e parandalimit të aksidenteve dhe sëmundjeve në vendin e punës në nivel global.

Aktiviteti realizohet nga IKS në kuadër të fushatës "Punë e denjë për jetë të dinjitetshme", e cila udhëhiqet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, dhe implementohet nga Inspektorati i Punës, Administrata Tatimore e Kosovës, Organizata Ndërkombëtare e Punës, UN Women, Fondi për Zhvillim Komunitar, Qendra për Politika dhe Avokim dhe LENS, si dhe partnerët Shoqata Kosovare për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)