Promovohen gratë në ndërmarrësi dhe vendimmarrje
Prishtinë, 20 dhjetor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e rradhës të titulluar “Promovimi i Grave në Ndërmarrësi dhe Vendimmarrje”.
Diskutimi do të hapet me fjalë hyrëse nga Florije Xhemajli, Menaxhere e Projektit, Fondacioni Jahjaga, dhe Ardiana Bunjaku, Thesariste e Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane.
Ndërsa Atifete Jahjaga, Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës, dhe Lisa Magno, Shefja e Misionit të USAID në Kosovë do të adresojnë audiencën në cilësinë e folëseve kryesore.