23 Dhjetor 2024

Promovimi i ndërrmarrësisë në moshat e hershme rrit potencialin e të rinjve

Prishtinë, 10 nëntor - Ngjarja e radhës në kuadër të javës globale të ndërrmarrësisë i organizuar nga Oda Amerikane kishte për temë diskutimi përfshirjen e arsimit dhe shkollave profesionale, në mënyrë që kjo të përkthehet në përgatitjen e kuadrove të reja dhe të shërbejë si ndihmë për ndërmarrësit e rinj.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci tha që kjo temë është shumë e rëndësishme duke ditur se Java Globale e Ndërrmarrësisë synon të frymëzojë grad dhe burra në fushën e ndërrmarrësisë.

Tutje, u shpreh se gjatë kësaj jave shkëmbehen storiet e suksesit dhe sfidat e ndërrmarrësve të rinj, duke ftuar kështu të gjithë akterët relevant që së bashku të mbështesin këta ndërrmarrës.

Ministrja Nagavci theksoi se edukimi në ndërrmarësi sjell perfitime të shumta dhe për këtë arsye janë të rëndësishme aftësitë e mësuara nga nxënësit përmes kurrikulës që të sjellin dobi në karrierën e tyre dhe të jenë të inkurajuar të përcaktojnë karierrën e tyre.

Andina Vllahiu Kelmendi, Menaxhere e Politikave dhe Komunikimit në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë u shpreh se Java Globale e Ndërrmarrësisë është mundësi e jashtëzakonsme që të diskutohet për elementet e ekosistemit të ndërrmarrësisë, e ku edukimi është element i rëndësishëm, prandaj Oda Ekonomike Amerikane beson se nëpërmjet edukimit, ndërrmarrësit e rinj pajisen me njohuri për sigurimin e burimeve, por edhe rritjen e shkathtësive inovative dhe kreative.

Diellza Gashi, Ligjëruese e lëndëve të Menaxhmentit nga Universiteti Amerikan në Kosovë përmendi revolucionin në arsim, sa i përket fushës së ndërrmarrësisë, ndërrimin e mendësisë së edukimit tradicional nëpër shkolla dhe se të rinjtë të shihen si kompetent në zgjidhjen e problemeve.

Ajo theksoi rëndësinë e fillimit të hershëm në fushën e ndërrmarrësisë dhe inkurajoi të rinjtë të jenë sa më shumë prezent në aktivitete dhe trajnime të ndryshme.

Menaxherja e Programit ASSET, Qendra e Edukimit të Kosovës, Luljeta Demjaha Belegu ndau më shumë informacione rreth projektit të financuar nga USAID, ku u shpreh se fokusi i këtij projekti ishte të ndihmojnë reformën e arsimit, ku të gjithë mësimdhënësit janë të trajnuar.

Për më tepër, nxënësit kanë përfituar njohuri të ndryshme rreth planit të bizneseve, se si analizohet tregu, e në fund ata nxënës kanë dalë me firmë virtuale të menduar nga vetë ata.

Alejtin Berisha nga Kolegji Universum dhe njëherit edhe moderator i kësaj ngjarjeje përmendi një problematikë me të cilën po ballfaqohen institucionet arsimore, siç është ajo e shkollave profesionale, e cila nuk gjeneron të hyra dhe se fokusi i ndërrmarrësisë qëndron tek fusha e teknologjisë dhe fushave natyrore. Tutje, ai shtoi se shkollat duhet të kenë pavarësi më të madhe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)