02 Nëntor 2024

Prokuroria nis hetimet për keqpërdorimet e parasë publike nga ana e bordeve

Prishtinë, 8 prill - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka autorizuar Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, që të ndërmarr veprime hetimore lidhur me rastin e raportuar nga kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari lidhur me keqpërdorimet e parasë publike nga ana e bordeve te shkarkuara te ndermrrjeve publike.

"Sot, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka autorizuar Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, që të ndërmarr veprime hetimore lidhur me rastin e raportuar nga mediat me titull: “Kryeministri në detyrë Albin Kurti: Jemi detyruar që të ndërhyjmë shpejt për të parandaluar keqpërdorimin që po i bëhej parasë publike”,  sipas cilit shkrim Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën kanë njoftuar për vendimin për shkarkimin  e zyrtarëve të lartë të menaxhmentit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Ministrja Rozeta Hajdari, ka prezantuar gjetjet kryesore që kanë ardhur nga raporti i Auditorit të Jashtëm si dhe nga raporti i Auditimit të Brendshëm për vitin 2016, 2017, 2018

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)