07 Nëntor 2024

Prokurimi elektronik në Gjilan po zbatohet me shumë sukses

Gjilan, 11 maj - “Nga janari i këtij viti, ka filluar të zbatohet prokurimi elektronik në Komunën e Gjilanit në përputhje me vendimin e Kryeministrit. Kjo është reforma më e madhe që është ndërmarrë ndonjëherë dhe në Gjilan po zbatohet me shumë sukses”.

Me këtë informatë, e ka nisur konferencën për media drejtori i Departamentit të Prokurimit, Salih Kqiku.

Kqiku ka deklaruar se prokurimi elektronik siguron transparencë në përzgjedhjen e përfituesve të kontratave publike, mundëson monitorim shumë më të mirë të kontratave, sikurse edhe shkëputë kontaktet e drejtpërdrejta të zyrtarëve të prokurimit me operatorët ekonomik.

“Këto përparësi të prokurimit elektronik rrisin konkurrencën në mes të firmave dhe rrjedhimisht ulin koston për realizimin e investimeve publike. Të dhënat tregojnë për kursime të konsiderueshme për buxhetin, pasi janë nënshkruar kontrata për punë plotësisht të njëjta, por me çmime dukshëm më të lira”, ka thënë Kqiku.

Në periudhën janar-mars 2017, Kqiku theksoi se janë udhëhequr 29 aktivitete të prokurimit, të cilat edhe janë publikuar në ueb faqe e – prokurimi si dhe të KRPP, edhe atë me procedurë të hapur 18, konkurse projektimi  - 4, ftesa për kuotim 3 dhe një ankand publik.

Drejtori i Prokurimit, tha poashtu, se ka  menaxhuar të gjitha kontratat e nënshkruara në këtë periudhë tre mujore, sikurse edhe kontratat e nënshkruara për projektet e filluara gjatë vitit 2016, e që nuk kanë përfunduar ende.

“Në fillim të sezonës parverore  kemi  bërë inspektimin e projekteve në realizim për  të cilat janë dhënë vlerësime dhe vërejtje lidhur me zhvillimin e punimeve në terren dhe kemi bërë kërkesë me shkrim te të gjithë operatoret për fillimin e punimeve për të gjitha projektet e mbetura nga vitet paraprake”, tha Kqiku.

Ai ka njoftuar se është bërë edhe menaxhimi financiar i projekteve të realizuara në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Pushtetit Lokal, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë për Kulturë, duke përgaditur raportet mbi gjendjen dhe rrjedhjen e projekteve ( anën financiare dhe atë ekzekutive).

“Ne si Departament i Prokurimit me të gjitha vështirërsiët që i kemi në realizim të këtyre projekteve shkaku i mungesës së  stafit, po  vazhdojmë  me aktivitetet e filluara që pritet të përfundojnë gjatë muajve në vijim”, ka përfunduar drejtori Salih Kqiku.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)