Prokurimi elektronik i rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit
Prokurimi publik elektronik është dëshmuar si mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe me lansimin e kësaj platforme kam besim se Kosova do të mund të adresojë shqetësimet që lidhen me këtë segment të vendosjes së rendit dhe ligjit, ka shkruar Jahjaga në faqen e saj, në rrjetin social Facebbok.
Sipas saj platforma e prokurimit elektronik do të ndikojë në zhvillimin ekonomik duke rritur konkurrencën e barabartë në treg, do të ulë koston dhe rritë efikasitetin, si dhe do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve komunale dhe qendrore në shpenzimet buxhetore.
Prokurimi elektronik si mjet për fillimin e reformës e përgjithshme të prokurimit publik ka qenë një prej rekomandimeve kryesore të Këshillit Kombëtar Kundër-Korrupsion, ka thënë ajo.