23 Dhjetor 2024

Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike e rritë besimin në zgjedhje

Prishtinë, 22 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka paraqitur dhe arsyetuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

Në mungesë të konsensusit politik, për një kohë të gjatë projektligji në fjalë është zhvendosur nga një institucion në tjetrin, deklaroi kryeministri Kurti në fillim të fjalës së tij.

Ndërkaq, me qëllim arritjen e këtij pajtueshmërie, kryeministri tha se Zyra e tij ka organizuar tryezë diskutimi në të cilën janë ftuar përfaqësues të partive politike, anëtarë të shoqërisë civile dhe ekspertë të ndryshëm që kanë punuar në këtë projektligj.

Megjithatë, kësaj ftese iu ishin përgjigjur vetëm dy grupe parlamentare, ai 6+ dhe i Lëvizjes Vetëvedosje!.

Ai tha se ky projektligj është i domosdoshëm për krijimin e transparencës të financimit të partive politike, me qëllim të fuqizimit të luftës kundër korrupsionit.

“Shkeljet e ndryshme të raportuara në media kanë shpërfaqur financimin e jashtëligjshëm të partive politike dhe ndërlidhjes me korrupsionin. Pyetja legjitime nga secili qytetar është se si do të luftojnë korrupsionin në qeveri ato parti të cilat nuk janë në gjendje të tregojnë burimet e financimit të tyre?”, tha kryeministri Kurti në foltoren e Kuvendit.

Për më tepër, shtoi ai, zgjedhjet janë baza e demokracisë dhe ato varen nga një elektorat i mirëinformuar, i cili zgjedhjen e bënë mbi bazën e fakteve. Andaj, zgjedhjet nuk mund të jenë rezultat i grupeve lobuese apo interesave speciale të cilat “investojnë” në politikanin e përveçëm, i cili këtë investim do e kthejë përmes tenderëve e licencave shtetërore, theksoi ai.

Pasi prezantoi parimet bazë të projektligjit, kryeministri Kurti i ftoi deputetët e Kuvendit që të votojnë në parim këtë projektligj, që siç theksoi ai, do të vendosë rregulla të financimit të subjekteve politike të cilat e rrisin besimin në zgjedhje të lira e demokratike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)